Mediat britanike kanë mbërritur në shkaqet që dërguan 23-vjeçarin Jake Davison për të vrarë 5 persona, përfshirë nënën dhe një vajzë 5 vjeçe në Plymouth të Anglisë.
Mediat kanë zbuluar nga burime policore se autori kishte probleme psikologjike. Ai fillimisht dyshohet se ka vrarë mamanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt një kalimtareje dhe vajzës së saj, për të vrarë më pas edhe 2 persona të tjerë.
Ai punonte si operator vinçi, ndërsa në rrjete sociale ai publikonte foto me armë dhe stema dhe emblema të Amerikës, shtet të cilin besohet se e vlerësonte shumë.
Çfarë ka deklaruar në media sociale i riu:
Përmes videove në rrjetet sociale i riu Jake Davison, ka deklaruar se është një makinë vrasëse dhe terminator. Kështu i pëlqente ta quante veten. Ndërsa për gratë, thoshte se janë paksa të “trasha” dhe se në adoleshencë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me to.