Policia amerikane ka arrestuar shqiptarin Astrit Bushi 48 vjeç, I cili vrau kolegun e tij në vendin e punës.
Sipas mediave amerikane, ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së, mbrëmjen e 11 gushtit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikën e GM. Shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm pak metra larg vendngjarjes. Viktima u gjet i mbuluar në gjak, i shtrirë në korridorin e magazinës ku punonte.
Sherifi i Qarkut Oakland, Michael Bouchard, tha në një njoftim për shtyp se Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj. Shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë të bëjë krimin e rëndë
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";