Një ngjarje e rëndë dhe shokuese është regjistruar në Itali.

Një burrë, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Francesca Deidda 42-vjeç rreth një muaj më parë, duke fshehur edhe trupin e saj përgjatë gjithë kësaj kohe.

Por për të mbuluar ngjarjen e rëndë dhe për të fshehur gjurmët, 43-vjeçari Igor Sollai përdori telefonin e gruas për të krijuar idenë se ajo është gjallë.

Ai u dërgoi mesazh familjarëve dhe miqve të gruas me numrin e saj, me tekst: “më duhet pak kohë sa të marr veten pas ndarjes”. Në rast të telefonatave, autori nuk e hapte asnjë herë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetuesit pretendojnë se mesazhet dhe email-et që i janë dërguar kompanisë ku punonte viktima janë shkruar nga burri.

E gjithë kjo skemë, që nga fshehja e trupit e deri tek përdorimi i telefonit, ishte përdorur për të fshehur gjurmët dhe për të krijuar idenë që ajo ishte gjallë, duke mos u dhënë mundësinë familjarëve dhe miqve të saj të denonconoin rastin në autoritetet përkatëse.

Mëngjesin e sotëm, gjyqtari hetues i gjykatës së Cagliarit vuri në fuqi arrestimin e bashkëshortit të saj, Igor Sollai, me urdhër të Prokurorisë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";