Gjykata greke ka lënë në paraburgim shqiptarin Kastriot Cenko që vrau me çekiç partneren e tij dhe e mbajti për rreth një javë në papafingo.

Ka qenë vetë shqiptari i cili ka denoncuar në polici krimin. Ai ka rrëfyer se vrasjen e ka bërë para një jave në banesën e tyre në Amplelokipi dhe më pas e ka fshehur trupin.

 “Unë u verbova nga xhelozia dhe e vrava”, thuhet se pohoi ai.

Kastriot Cenko, 39 vjeç, është shfaqur i penduar për krimin makabër dhe është parë duke qarë në Gjykatë, shkruajnë mediet e huaja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Madje, ai ka thënë se do donte të kthehej pas në kohë, e mos t’a bënte një veprim të tillë.

39-vjeçari u shpreh se nuk kishte planifikuar të vriste gruan e tij, duke përmendur se në momentin e aktit ishte në gjendje jo të mirë psikologjike.

“Më pushtoi paniku kur mora vesh që ajo kishte vdekur”, ka shpjeguar Cenko.

Siç është shprehur autori, ai  ka tentuar ta ringjallë viktimën pas goditjes. Por kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, e zuri paniku dhe vendosi të fshihte trupin dhe të qetësonte fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dëshmia e autorit
Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë. Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste. Ai u shpreh se bashkëshortja po e tradhtonte me shokun e tij më të mirë. “Unë u verbova nga xhelozia dhe e vrava”, thuhet se pohoi ai. Në fillim, shqiptari mendoi që të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre, por vendosi t’a vendoste në papafingo.

Çfarë iu tha fëmijëve
Kur dy fëmijët e tyre 9 dhe 12 vjeç u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij. Kur fëmijët duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij të enjten e kaluar. Efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, që në momentin e parë kanë ndjerë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me qese plastike. /vizionplus.tv