Rozana Radi ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ajo shprehet se kjo është një ngjarje e pabesueshme dhe në këtë mënyrë iu është dhënë lamtumira artistëve që “dhanë shpirtin” brenda Teatrit.
Këngëtarja kishte edhe një mesazh për artistët që firmosën për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.
Reagimi i plotë:
E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit , Kujtum Spajvoglit , Violeta Manushit , Kadri Roshit , Rolan Trebickes , Ferdinand Radit , Agim Qirjaqit , e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda.
Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I varate per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull.
Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot.
Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene. Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni. Ju se meritoni dashurine e spektatorit.