Vrasja e liderit të Hamasit në një sulm ajror në Teheran është një krim i tmerrshëm terrorist, sipas rebelëve rebelët  të Jemenit të mbështetur nga Irani.

“Të vësh në shënjestër atë është një krim i tmerrshëm terrorist dhe një shkelje flagrante e ligjeve dhe vlerave ideale”, thanë përfaqësuesit e organizatës, duke shtuar: “Netanyahu u kthye nga Amerika me një dritë jeshile për atentat. Amerika është e përfshirë në gjithçka që po ndodh dhe duhet të paguajë çmimin”. 

Rebelët jemenas kanë sulmuar me dronë dhe raketa anijet në Detin e Kuq dhe objektivave në Izrael që nga nëntori, duke thënë se ata po veprojnë në solidaritet me palestinezët gjatë luftës në Gaza.

Në fillim të këtij muaji, një sulm vdekjeprurës me dron Houthi në Tel Aviv shkaktoi sulme ajrore izraelite në portin e Hodeidah, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke shkaktuar një “ferr masiv”./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";