Vrasja e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, “nuk i ka ndihmuar” shanset për një marrëveshje armëpushimi në Gaza, tha të enjten presidenti amerikan Joe Biden.

Biden shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme pasi Irani u zotua për hakmarrje për vrasjen e Haniyeh në tokën e tij.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë,” tha Biden, duke shtuar se ai dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris kishin diskutuar këtë çështje të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Sot pata një takim shumë të drejtpërdrejtë me kryeministrin. Ne kemi bazën për një armëpushim. Ai duhet të vazhdojë me të dhe ata duhet të vijojnë me negociatat tani”, tha Biden.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lideri i Hamasit u vra në Teheran duke përdorur një pajisje shpërthyese të fshehur, tha një burim për CNN, duke u bërë figura e tretë e profilit të lartë në grupet militante të mbështetura nga Irani që vritet në javët e fundit.

Irani dhe Hamasi kanë fajësuar për vrasjen Izraelin, i cili pretendon se nuk është i informuar dhe i përfshirë në vrasjen e tij./vizionplus.tv