Vrasja e liderit të Hamasit Ismail Haniya në Teheran mund të shënojë jë pikë të fortë kthese në për zhvillimin e negociatave në Lindjen e Mesme ku nuk përshkoheta s nëj përshkallzim i konfliktit rajonal.
Pas vrasjes së Ismail Haniya, zyrtarë të lartë të hamasit aknë dekalruar se ekzekutimi i liderit të tyre nuk do të mbetet i pandëshkuar, duke theksuar se do të ketë një hakmarrje të fortë dhe të menjëhershme.
Nga ana e Hamasit, flitet për një “akt frikacak që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, veçanërisht kur Haniya u vra gjatë vizitës së tij në Teheran, për betimin e Presidentit të vendit, Massoud Pezheskian.
Ismail Haniya drejtoi operacionet politike të Hamasit gjatë kohës që jetonte në mërgim në Katar, ndërsa konsiderohet si personi më i rëndësishëm nga pala palestineze për nxitjen e negociatave me Izraelin, si dhe shkëmbimin e pengjeve.
Kryesisht, megjithatë, vrasja e Ismail Haniya vjen disa orë pasi Izraeli goditi Bejrutin, duke rezultuar në vdekjen e Muhsin Shukr, i njohur si Fouad Shukr, kreu i krahut operacional të Hezbollahut, si hakmarrje për sulmin me raketa në Lartësitë Golan gjatë fundjavës, ku 12 persona u vranë.
Në këtë këndvështrim, eliminimi i udhëheqjes të dy organizatave brenda 24 orëve nga izraelitët “ngre frikën për konflikt të mëtejshëm në rajon” sipas rrjeteve ndërkombëtare të lajmeve, duke lënë të hapur mundësinë që edhe grupe të tjera të përfshihen në konfliktin dypalës.