Pasardhësi i liderit të vrarë të Hamasit, Ismail Haniya, do të jetë Mohammad Ismail Darwish, njoftoi kanali saudit i lajmeve Al Arabiya, duke cituar burime të paidentifikuara.
Darwish, i cili jeton në Katar, do të drejtojë Byronë Politike të Lëvizjes Palestineze deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, shtuan burimet.
Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në një sulm në rezidencën e tij në kryeqytetin e Iranit, Teheran, më 1 gusht.
Bazuar në deklaratën e Gardës Revolucionare të Iranit, shefi i Byrosë Politike të Hamasit, humbi jetën në rezidencën e tij në Teheran si rezultat i një sulmi terrorist.
Advertisement
Në sulm mbeti i vrarë edhe një truproje i Haniyeh./vizionplus.tvv