Gianna Floyd, vajza e George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan i vrarë nga një polic i bardhë në Minneapolis javën e kaluar, është vetëm 6 vjeç, por ajo nuk ka përse shqetësohet për shkollimin e saj në të ardhmen. Kanye West ka krijuar një fond i cili do të mbulojë plotësisht tarifat e kërkuara për shkollimin e vajzës, përfshirë atë universitar.

Për të shprehur mbështetjen e tij për familjen Floyd dhe lëvizjen “Black Lives Matter”, reperi dhuroi një total prej 2 milion dollarësh, i cili gjithashtu do të mbulojë tarifat ligjore për familjet e Arbery dhe Taylor, të vrarë përkatësisht në Georgia në 23 shkurt dhe në Louisville në 13 Mars të këtij viti.

I kritikuar ashpër gjatë viteve të kaluara për mbështetjen e tij ndaj Donald Trump, bashkëshorti i Kim Kardashian këtë herë merr një qëndrim të vendosur antiqeveritar, pasi doli edhe vetë në shesh në përkrahje të protestave të “Black life Matter”. Edhe pse nuk e komentoi vdekjen tragjike të George Floyd, Eest deshi të shprehte mbështetjen e tij të plotë dhe të përzemërt për familjen e 46 vjecarit, dhe të gjithë komunitetit afro-amerikan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Artisti gjithashtu ka vendosur të mbështesë me kontribute financiare sipërmarrjet afro-amerikane në qytetin e tij të lindjes, Chikago.

E shoqja nga ana e saj është ofruar të paguajë faturat mjekësore për njërin prej protestuesve të plagosur në përleshjet e këtyre ditëve.