Qytetarët amerikanë zgjedhin presidentin e 46-të si dhe përbërjen e dhomës së përfaqësuesve e senatit. Vetëm një e treta e votuesve të hershëm kanë shkuar personalisht në qendrat e votimit ndërsa pjesa tjetër kanë zgjedhur votimin me postë. Kjo do të thotë se disa shtete të mëdha mund të vonojnë rezultatin për disa javë. Ditmir Bushati, anëtar i misionit të OSBE-ODIHR që vëzhgon ecurinë e zgjedhjeve, pranon se procesi reflekton një klimë të polarizuar.
DITMIR BUSHATI
MISIONI I VEZHGIMIT TE OSBE-ODIHR
Advertisement“Për herë të parë ne këtë vit kemi patur edhe votim nga makina, ajo që konsiderohet ndryshe “drive through vote”, ku një nga temat të debatuara ka qenë nëse ky votim është legjitim, apo nuk është legjitim dhe besoj se institucionet gjyqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë përgjigje kësaj teme.”
Në Uashington dhe disa qytete të tjera janë shtuar masat e sigurisë pas paralajmërimeve për protesta por fatmirësisht deri më tani procesi i votimit nuk ka hasur pengesa apo incidente.
Advertisement“Është një masë që autoritetet na kanë shpjeguar, janë kryesisht parandaluese për shkak të mundësisë të një akti të dhunshëm, që mund të dalë jashtë kontrollit, është një instrument që na e kanë shpjeguar për të mbrojtur pronës edhe bizneset. Po nga ana tjetër treguesi i polarizimit dhe i faktit se këto zgjedhje edhe njëherë mbeten një nga zgjedhjet me unike në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Donald Trump ka vënë në dyshim integritetin e rezultateve të zgjedhjeve duke pretenduar se votimi përmes postës mund të manipulohet. Në Florida, fletët e votimit me postë kanë nisur të numërohen përpara ditës së zgjedhjeve ndërsa Pensilvania, Michigan dhe Wisconsin fillojnë numërimin mbrëmjen e së martës.