Vonesa e Joe Biden dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg thuhet se ka mërzitur kryeministren italiane, Giorgia Meloni gjatë ditës së tretë të punimeve të samitit në Uashington.
Veçmas dëshmive të njerëzve që ishin prezentë, bezdisja e Melonit duket qartë nga mimika e saj, e cila është bërë virale.
Në një video të publikuar, Meloni teksa flet me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, befas e kthen shikimin nga tavani duke bërë sikur shikon orën, ndonëse nuk kishte një të tillë.
Një person i tretë, i cili kishte dëgjuar bisedën e tyre, më pas nxori celularin për të zbuluar se koha kishte kaluar dhe Meloni rrotulloi përsëri sytë e bezdisur, para se të kuptonte se po filmohej./vizionplus.tv
Advertisement