
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se vaksina është shpresa për zgjidhjen e krizës, por nuk mjafton. Ajo tregoi për mediat se deri në fund të verës, synohet vaksinimi i 70% të popullsisë së rritur.
“Qëllimi i përbashkët është të vaksinohet 70% e popullsisë së rritur deri në fund të verës”, u shpreh ajo.
Advertisement
Ndërsa Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli tha se qytetarët nuk mund të presin sepse kriza është e thellë.