Von Der Leyen konfirmon kandidaturën e saj për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Von Der Leyen konfirmon kandidaturën e saj për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të KE-së.

Pas pesë viteve të udhëheqjes së Bashkimit përmes krizave të shumta, duke përfshirë pandeminë dhe dy vitet e para të luftës ruse në Ukrainë, Von der Leyen u propozua si kandidate për kreun e KE nga Unioni i saj Kristian Demokratik Gjerman.

Kryetari i partisë, Friedrich Mertz, tha të hënën se kandidatura e re e Ursula von der Leyen u konfirmua unanimisht.

Pas këtij hapi, ajo duhet të fitojë mbështetjen e dy partive të tjera brenda Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupimi i qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian, i cili përfshin partitë në pushtet në Greqi, Irlandë, Lituani dhe Suedi.

Advertisement

Pas kësaj, ajo duhet të marrë mbështetje në votimin e Kongresit të PPE në mars, i cili do të mbahet në Bukuresht./ vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy