Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe gruaja e tij Melania, janë larguar nga Shtëpia e Bardhë. Ai përmes helikopterit Marine One shkoi drejt bazës ushtarake Joint Base Andreës, në Merillend, ku mbajti një fjalim të shkurtër.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Dorand Vojka, anëtar i Lëvizjes së Patriotëve në Nju York, përmes një lidhjeje Skype, u shpreh se Trump pati shumë armiq që nga viti 2016.
Alban Dudushi: Trump pati armqi natyralë që ishin demokratët dhe nga ana tjetër pati betejat brenda për brenda të vetëve thua? Kjo është ideja e 4-viteve të Presidencës Trump?
Dorand Vojka: Ekzaktësisht, sepse të punosh për popullin, vjen me armiq. Bëri armik WallStreet-in, Evropën, Industrinë e Luftës dhe të gjitha këto u bënë bashkë në 3 Nëntor. Bëri armik median, rrjetet sociale, që siç e dimë ne, i hoqën të drejtën e fjalës. Gjithashtu përpara se të ishin zgjedhjet, të gjitha mediat sociale ndaluan publikimin e historive për djalin e Joe Biden, të cilat kanë dalë të vërteta tani. Pra të gjitha këto u bashkuan dhe ne pamë atë që ndodhi më 3 Nëntor.