Vodhi brioshët, të nesërmen kërkon falje dhe i paguan/ Ja çfarë bën pronari i lokalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhi brioshët, të nesërmen kërkon falje dhe i paguan/ Ja çfarë bën pronari i lokalit

Një person që vodhi brioshët në një lokal në Pistoia të Italisë, të nesërmen kërkoi falje, duke lënë një shënim falenderimi me 10 euro (kostoja e brioshëve). Pas këtij gjesti, pronari propozon ta punësojë atë.

 

“Mirëmëngjes, më falni, mëngjesin e kaluar isha i uritur dhe nuk kisha para. Faleminderit”, ky është shënimi që pronari i një kafeneje në Pistoia e gjeti jashtë derës.

 

Advertisement

“Ishte një surprizë. Letra ishte palosur brenda shportës. Ishte partneri im ai që e gjeti kur hapi kutinë plastike, ku pastiçeri vendos tabakanë me briosh për lokalin në mëngjes. Brenda letrës kishte 10 euro, kostoja e dhjetë brioshëve. Nëse do ta dinim se kush është, do t’i kthenim paratë, ai vodhi nga uria dhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë gjithashtu”, tha Maurizio Milani.

 

Jo vetëm pronari i lokalit njoftoi se ka ndërmend t’i ofrojë një punë këtij personi, por edhe një pastiçier lokal i është ofruar t’i japë atij një punë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy