Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel janë takuar në Kremlin teksa thanë se shpresonin të kishin një dialog të suksesshëm mes tyre. Madje Putin i dhuroi në shenjë mikpritje kancelares gjermane një buqetë me lule.

Ndër temat për të diskutuar Merkel ajo vuri në dukje situatën në Afganistan dhe Libi, si dhe marrëdhëniet dy palëshe tregtare. Gjithashtu ata do të diskutojnë për çështjet e shoqërisë civile dhe organizatat jofitimprurëse. Kancelarja u shpreh mjaft mirënjohëse për mundësinë e dhënë për të folur me Putin.

Merkel do të japë dorëheqjen si kancelare pas zgjedhjeve të 26 Shtatorit dhe ka të ngjarë të jetë e fundit për të, ndërsa Putini, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada nuk ka thënë nëse do të kandidojë sërish apo jo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";