Vjosa Osmani dënon atentatin me armë ndaj kryeministrit sllovak: Akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjosa Osmani dënon atentatin me armë ndaj kryeministrit sllovak: Akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me atentatin që iu bë sot kryeministri sllovak Robert fico.

Përmes një postimi në rrjete sociale Osmani ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili u plagos sot në Handlova.

Osmani thekson se dënon fuqishëm këto akte dhune që, siç shkroi ajo, kërcënojnë vlerat evropiane.

“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, është shprehur ajo.

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy