Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nesër të enjten do të ketë një takim me kandidaten për president të SHBA-së dhe nënpresidenten aktuale, Kamala Harris.
Kreu i qeverisë izraelite ka udhëtuar drejt SHBA-së për t’u takuar me Joe Biden dhe për ta informuar për ecurinë e bisedimeve në lidhje me armëpushimin në Rripin e Gazës.
Netanyahu do të dëgjojë qëndrimet e Kamala Harris për situatën në Lindjen e Mesme dhe do të përditësojë planet e tij, si në aspektin e operacioneve për eliminimin e Hamasit në Rripin e Gazës, ashtu edhe për ditën e nesërme, si dhe zhvillimet në frontin verior, me sulmet e Hezbollahut nga territori libanez. /vizionplus.tv
Advertisement