Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut pas 24 vitesh, ku u takua me Kim Jong Un.

Kim tha se Koreja e Veriut synon të forcojë bashkëpunimin strategjik me Rusinë, sipas një raporti të agjencisë ruse Interfax, teksa shtoi se ai mbështet plotësisht operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Por mes Putin dhe Kim Jong Un nuk pati vetëm deklarata për mbështetje mes dy vendeve, por edhe shkëmbimesh dhurata.

Putin i ka dhuruar Kim një makinë luksoze “Aurus” të prodhuar në Rusi dhe një set filxhanësh çaji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtë gjë e bëri të ditur ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili nuk tregoi se çfarë dhuratash mori Putini, por la të kuptohet se ato ishin të lidhura me imazhin e presidentit, përfshirë buste./vizionplus.tv