Vizion Plus do të vëzhgojë nga afër zgjedhjet ne SHBA, nëpërmjet një ekipi televiziv që ka mbërritur atje që të premten në mbrëmje dhe do te qëndrojë deri në datë 5 nëntor.
Këtë të shtunë nëpërmjet një lidhje direkte nga Ëashingtoni raportoi gazetari Thimi Samarxhi i cili ndodhet atje bashkë me operatorin Vladimir Grori për të sjell cdo ditë në edicionet informative dhe emisione, të rejat nga ajo që ndodh në zgjedhjet e SHBA.
I ftuari i parë për Vizion Plus nga Washingtoni ishte Adrian Shtuni, ekspert i marrëdhenieve ndërkombëtare dhe cështjeve të sigurisë.
Shtuni tha për Vizion Plus se ajo që evidentohet deri tani është dalja më e madhe e amerikaneve në zgjedhje në raport me zgjedhjet e kaluara.
Ai tha se aktualisht e gjithe beteja është spostuar në Pensilvani ku garohet për 20 vota Presidenciale.
Shtuni shtoi se në vende si Florida apo Teksas, shumica e qytetareve kanë votuar dhe nuk ka arsye përse Trump dhe Biden të shkojnë të bëjnë më fushate, prandaj sipas tij në Pensilvani dhe Micigan ku pritet edhe fluksi I radhës I votuesve është përqëndruar edhe beteja politike e momentit me njësërë takimesh elektorale nga të dy kandidatet.
“ Por beteja do të jetë e ashpër mesa duket edhe në Karolinën e Veriut dhe Wiskonsin”, tha Shtuni.
Ai përsëriti se dalja e Obames në miting në Micigan në krah të Biden tregon se beteja atje do të jetë shumë e fortë dhe do të luftohet deri në voten e fundit.
Adrian Shtuni deklaroi se edhe komuniteti shqiptar në SHBA është i ndarë mes Trump dhe Biden ndonese eshte karakteristike qe mbeshtetesit e Presidentit aktual sipas tij te jene me pak te zeshem sesa ata qe mbeshtesin rivalin e tij.