Nga ora 5 e mëngjesit të kësaj të marte janë hapur qendrat e votimit, në ditën zyrtare të zgjedhjeve që do të përcaktojnë kreun e shtëpisë së bardhë për katër vitet e ardhshme.
Rreth 100 milionë qytetarë amerikanë votuan në procesin e hershëm, duke thyer kështu rekordet e një shekulli për pjesëmarrjen në votime. Dy kandidatët presidencialë mbyllën fushatën mbrëmjen e së hënës në dy shtete kyçe për vendimin e kolegjit zgjedhor. Nga Michigan, presidenti Donald Trump deklaroi se ndihet i sigurt në të gjitha shtetet vendimtare.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
“Jemi shumë mirë në Florida, po ashtu në Uisconsin, dhe sigurisht në Texas. Xho Biden është kundër armëve, naftës dhe Zotit. Kjo nuk është politikë e mirë për Texasin. Po shkojmë shumë mirë në të gjitha shtetet, kemi përmbushur premtimet tona dhe fitorja nuk do të jetë surprizë. ”
Advertisement
Pas Kalifornisë me 55 vota në kolegjin zgjedhor, shteti i Texasit siguron 38 të tilla. Në Karolinën e Veriut, Trump u tha mbështetësve se viti i ardhshëm do të jetë viti më i madh ekonomik në historinë e vendit .Ndërsa në Pensilvani, kujtoi fitoren e vitit 2016, pavarësisht sondazheve që sugjeronin se do të humbte. Ndërkohë kundërshtari demokrat, Joe Biden qëndroi në Pitsburg, Pensilvani ku u shoqërua edhe nga këngëtarja Lady Gaga si dhe John Legend.Ai ftoi amerikanët të votojnë për një komb të bashkuar.
JOE BIDEN
AdvertisementISH ZV/PRESIDENT I SHBA
“Sado të përpiqet, Donald Trump nuk do të mundet që të vjedhë votën tuaj. Nëse Amerika voton, zëri i saj do të dëgjohet. Ka ardhur koha që Donald Trump të largohet. Nuk duam më ndarje por shërimin e këtij populli. Jemi lodhur me zemërimin, urrejtjen, dështimin dhe papërgjegjësinë”.
Rezultatet nuk pritet të shpallen zyrtarisht për disa javë, afatet ndryshojnë nga shteti në shtet.