Një vizatim i realizuar nga Leonardo da Vinçi pritet të dalë në ankand në Londër. Sipas ekspertëve, “koka e ariut” do të shitet për 12 milionë funte (16.7 milionë dollarë).
Koka e Ariut është më shumë se 500-vjeçare dhe me përmasa 7x7cm.
Advertisement
Shitja mund të tejkalojë rekordin e mëparshëm për një vizatim të da Vinçit, të vendosur nga Horse dhe Rider në 2001.
Sipas shtëpisë së ankandeve “Christies” që është e angazhuar për shitje, ky vizatim në mesin e shumë tjerëve të mjeshtrit italian, deri më tani ka zgjuar interesimin e shumë adhuruesve të artit.
Advertisement