Shkencëtarja e arratisur nga Kina komuniste, Li Meng Jan po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave amerikane pas publikimit të një raporti që ajo thotë se vërteton me prova shkencore se koronavirusi sars-cov 2 është krijuar në laborator.
Dr. Jan shprehet me bindje se pas pandemisë fshihen qëllime dashakeqe dhe bota nuk e di ende të vërtetën.
“Ky virus nuk është natyror por është bërë nga dora e njeriut dhe ka dalë nga laboratori. Bazuar edhe në të dhënat që kam nga zbulimet e ushtrisë kineze, ky virus bën pjesë në familjen e koronaviruseve që vijnë nga lakuriqët e natës por nuk i prekin njerëzit. Pas modifikimit në laborator, Covid-19 ka marrë një natyrë tjetër që shkakton komplikacione të rënda tek njerëzit ”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Duke folur me gjuhën e gjenomeve, shkencëtarja argumenton se faktet që e
provojnë origjinën laboratorike të sars-cov 2 janë shumë të qarta dhe denoncon komunitetin e shkencëtarëve të cilët qëllimisht fshehin të vërtetën, duke bashkëpunuar me komunistët, për interesat e tyre.
“Askush nuk flet për shkak të presionit të ushtruar nga qeveria komuniste e Kinës dhe miqtë e tyre në botën shkencore. Shkencëtarët po bashkëpunojnë me partinë komuniste dhe nuk duan që bota të mësojë të vërtetën. Për këtë arsye unë u pezullova nga puna, jam kërcënuar dhe jam në targetin e qeverisë kineze për të më zhdukur.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sipas raportit që mban firmën e katër shkencëtarëve kinezë, SARS-Cov-2 tregon karakteristika biologjike që nuk janë në përputhje me një zoonotik që ndodh natyrshëm. Krijimi laboratorik i këtij koronavirusi është realizuar përreth 6 muaj, ndërsa sipas shkencëtares, në ditët në vijim do të dalin në dritë të tjera fakte për këtë çështje.
The post “Virusi u prodhua në laborator”/ Shkencëtarja kineze: U modifikua për të dëmtuar njerëzit appeared first on Vizion Plus.