Pothuajse të gjitha vendet e botës po përballen prej muajsh me pandeminë e koronavirusit duke numëruar rreth 30 milionë njerëz të infektuar dhe më shumë se 900 mijë viktima. E ndërsa vijon gara për gjetjen e vaksinës, ende nuk është zbuluar origjina e COVID-19.
Shkencëtarja kineze Li Meng Yan, e cila është specializuar në virologji dhe imunologji në Hong Kong, por është arratisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thote se ka prova qe virusi u prodhua ne laborator.
LI MENG YAN SHKENCETARE KINEZE
“Virusi vjen nga laboratori në Ëuhan, në vetëm pak ditë ne do të publikojmë raportin që e vërteton këtë. Është një virus i rrezikshëm dhe unë nuk mund të hesht edhe pse rrezikoj jetën time, të familjarëve dhe miqve të mi. Është kritike të njohim origjinën e virusit pasi ndryshe ne nuk mund ta mposhtim atë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kjo është hera e dytë që Dr. Jan shfaqet në televizion, pas intervistës së saj të parë në muajin korrik, për mediat amerikane. Ajo ka deklaruar se punonte me një grup ekspertësh nga më të mirët në botë që në fazat e hershme të studimit të sëmundjes, por nuk u lejua që të publikonte gjetjet e saj.
“Unë kisha dy diploma nga Kina dhe u caktova të bëja hetimin sekret për pneumoninë e re në Wuhan. Gjetjet e hetimit tim i raportova tek mbikëqyrësi, por nuk kishte asnjë përgjigje, sepse të gjithë ishin të shqetësuar. Kështu që unë heshta, por kjo nuk mund të vazhdojë më sepse është urgjente.”
Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Universiteti i Hong Kongut kundërshtojnë pretendimet e shkencëtares.
The post “Virusi u prodhua në laborator”/Shkencëtarja kineze: Pas pak ditësh do të publikoj provat appeared first on Vizion Plus.