Virologu i Universitetit të Oksfordit, Rob Lambkin-Williams shpreson që vaksinimet e para kundër koronavirusit të fillojnë para 25 dhjetorit, duke theksuar se Britania e Madhe gjendet afër fazës përfundimtare të zhvillimit të vaksinës, edhe pse ende nuk është dhënë një garanci.
Ai sqaroi se të përfshirë në studim janë veçanërisht njerëz që nuk paraqesin probleme të tjera shëndetësore, ndërsa shtoi se aktualisht janë duke u prodhuar dy miliardë vaksina.
“Prodhimi global i vaksinës tashmë është duke u zhvilluar, e cila do të përdoret nëse provat klinike rezultojnë të suksesshme. AstraZeneca është një kompani britanike, por ajo zotëron pajisje prodhuese në të gjithë botën dhe të gjithë po punojnë në prodhimin e vaksinave”, tha Lambkin-Williams.
The post Virologu anglez: Vaksinimet e para kundër COVID mund të fillojnë para Krishtlindjes appeared first on Vizion Plus.