Dy persona në Idaho të SHBA-së kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe një oficer policie, si pasojë e të shtënave me armë në një qendër tregtare.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, duke raportuar se autori i dyshuar i sulmit është arrestuar dhe nuk ka të dhëna për kërcënime të mëtejshme. Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje.

Të frikësuar, klientët thanë për mediat vendase se nuk do të shkelin më kurrë në atë qendër tregtare. “Mendoj që nuk do të shkel më kurrë aty.”

I dyshuari gjithashtu është plagosur dhe është në gjendje kritike, tha policia më vonë në një njoftim për media.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";