Uragani “Isaia” ka goditur këtë të martë brigjet e Karolinës Veriore, me erëra që arrinin deri në 140 kilometra në orë, duke shkaktuar përmbytje dhe stuhi të fuqishme ere.
Dëmet materiale janë gjithashtu të pallogaritshme, pasi fuqia e erës ka shkatërruar banesa dhe ka rrëzuar pemë.
Autoritetet paralajmëruan banorët që jetojnë pranë brigjëve të oqeanit qw të përgatiten për dallgë deti deri 1 metër e gjysmë të larta dhe reshje deri 20 centimetra.
Fuqia e Isaias kishte rënë në nivelin e stuhisë tropikale pas goditjes së ishujve në Karaibe, por të hënën u kthye në një stuhi të shkallës së parë.
2 persona humbën jetën ndërsa dhjetra të tjerë janë shpëtuar nga përmbytjet.
Autoritetet po përballen me një vështirësi të dyfishtë, zhvendosjen e banorëve, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar si pasojë e stuhisë, dhe nga ana tjetër frika për përhapjen e koronavirusit.
Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA deklaroi se Isaias është stuhia e nëntë më e madhe e këtij viti që godet brigjet amerikane.
Madje, autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët se Isaias mund të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime edhe në Karolinën e Jugut, para se fuqia e tij të dobësohet.
The post Viktima dhe dëme katastrofike nga uragani që goditi Karolinën e Veriut appeared first on Vizion Plus.