Italia ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 947 raste të reja pozitive me koronavirus. Kjo është dita më e rëndë që nga 14 maji, kur vendi vijontë të qëndronte i bllokuar.
Autoritetet shëndetësore raportuan se këtë të premte kanë humbur jetën edhe 9 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të viktimave në total në 35,427. Që prej fillimit të pandemisë, Italia ka regjistruar gjithsej 257 mijë e 65 të infektuar.
Po ashtu, gjatë orëve të fundit, kanë arritur ta fitojnë betejën më COVID 274 pacientë.
The post Vijon rritja e të infektuarve me Covid-19 në Itali, shtohen edhe viktimat appeared first on Vizion Plus.
Advertisement