Rusia ka evakuuar mijëra njerëz të tjerë nga rajonet e saj kufitare, pasi Ukraina tha se po përparonte më thellë në vend, në një inkursion të papritur që synon të detyrojë Moskën të ngadalësojë përparimin e saj përgjatë pjesës tjetër të frontit.

Zyrtarët në rajonin Kursk të Rusisë urdhëruan herët këtë të enjte evakuimin e detyrueshëm të banorëve nga i gjithë qarku i Glushkovit i cili ka rreth 20 mijë banorë. Guvernatori i rajonit kërkoi nga banorët që të kuptojnë gjendjen aktuale dhe të ndjekin të gjitha udhëzimet e agjencive të sigurisë dhe të autoriteteve vendore.

Në total deri më tani janë zhvendosur nga banesat e tyre pranë kufirit, rreth 200 mijë shtetas rusë sipas të dhënave të Moskës.

Të mërkurën, autoritetet në Ukrainë shprehën shqetësim për situatën humanitare në rajonin e Kurskut dhe njoftuan gatishmërinë e tyre për t’i ndihmuar rusët e zhvendosur, përfshirë edhe ata të cilët duan të shpërngulen në Ukrainë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmi më i madh i huaj në territorin sovran rus që nga Lufta e Dytë Botërore u shpalos më 6 gusht kur mijëra trupa ukrainase shpërthyen kufirin perëndimor të Rusisë.

Inkursioni ukrainas në Rusi besohet të ketë sjellë përfitimet më të mëdha në fushën e betejës që nga viti 2022. /vizionplus.tv