Britania dhe aleatët e saj janë të gatshëm të përdorin forcën për të ndaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pavarësisht paralajmërimeve se kjo mund të çojë në konfliktin më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, u shpreh se kjo krizë është një test kyç për vendosmërinë e perëndimit që t`i vërë fre Vladimir Putin.

“Ka një përpjekje ndërkombëtare për ta bindur Putin-in të mos i urdhërojë trupat e tij të mësyjnë Ukrainën. Kjo përpjekje përfshin gjithçka që nis nga lëvizjet diplomatike, ekonomike e kapacitete mbrojtjeje me qëllimin që të zmbrapset çdo agresion i mundshëm.

Por nëse kjo nuk funksionon, ne trupat i kemi gati. Në skenarin më të keq, do të ketë një përplasje siç nuk është parë në Evropë që prej Luftës së Dytë”, u shpreh ministri, i cili e ka urdhëruar tashmë dërgimin e trupave shtesë në kufijtë që Polonia dhe Lituania ndajnë me Rusinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti amerikan Joe Biden tha më herët se vendosja e trupave amerikane në terren në Ukrainë, me synimin për të penguar një sulm të mundshëm rus, nuk është një opsion që po shqyrtohet.