Vijojnë kërkimet për të zhdukurit, Bosnjë-Hercegovina përballet me pasojat e përmbytjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijojnë kërkimet për të zhdukurit, Bosnjë-Hercegovina përballet me pasojat e përmbytjeve

Ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë punën për gjetjen e të paktën 10 personave që rezultojnë të zhdukur në Bosnjë e Hercegvinë , pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

Numri i personave të konfirmuar të pajetë është 16 ndërsa pritet të rritet edhe më shumë në orët në vijim.

Vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa janë aktivizuar të gjithë mekanizmat e emergjencës. Strukturat e posacme, vllnetarët e forca të ushtrisë po punojnë në zonat më të prekura, kryeisht në rajonin e Jabllanicës.

Autoritetet kanë raportuar për dëme të mëdha materiale, teksa automjete të rënda po punojnë për të larguar gurët dhe mbetetjet e tjera.

Advertisement

Si pasojë e fatkeqësisë natyre, disa fshatra vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të dëmeve në infrastrukturën rrugore. Po ashtu, për shkak të situatës mbajtja e zgjedhjet lokale në katër rajone të vendit është shtyrë.

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna do të merret pasi të plotësohen kushtet thanë autoritetet. Zgjedhjet lokale në Bosnje janë caktuar te mbahen kete te djele.

Përveç Bosnje hercegovines edhe në shtetet e tjera të rajonit si ne Malin e zi dhe kroaci ka pasur permbytje. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy