Nënpresidenti turk Fuat Oktay u ndje i sëmurë gjatë fjalës së tij në një samit kombëtar të hënën.

“Ashtu si thonë mjekët tanë, mendoj se ishte një shqetësim i vogël për shkak të pagjumësisë dhe lodhjes”, tha Oktay pasi bëri një pauzë të shkurtër.

Oktay u dërgua në një qendër mjekësore dhe testet treguan se presioni i tij i gjakut ishte i ulët. Ai më vonë u kthye në sallë për të falënderuar të pranishmit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pjesëtarët e stafit të zv.presidentit turk që i afrohen për t’i dhënë ndihmë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";