Një zëdhënës i spitalit Khan Younis Nasser në Rripin jugor të Gazës i tha AFP se një sulm izraelit vrau dhjetë anëtarë të së njëjtës familje në pjesën lindore të qytetit, duke lënë një të mbijetuar, një vajzë tre muajshe.
“Dhjetë anëtarë të familjes Abu Haya u vranë nga një sulm izraelit në Abasan, në lindje të Khan Younis”, tha zëdhënësi, i cili foli në kushte anonimiteti.
“Ka vetëm një të mbijetuar, një foshnjë. Vogëlushja, e quajtur Reem, është tre muajshe”, shtoi ai, duke dhënë emrat e dy prindërve që u vranë së bashku me pesë djemtë dhe tre vajzat e tyre.
#شاهد | الرضيعة ريم الناجية الوحيدة من مجزرة الاحتلال بحق عائلة أبو حية في عبسان الكبيرة بخانيونس جنوبي قطاع غزة.#Watch | Infant Reem is the only survivor of the occupation’s massacre against the Abu Hayya family in Abasan al-Kabira in Khan Yunis, south of the Gaza Strip. pic.twitter.com/sueSBt4GhZ
Advertisement— ﷺ غازي ابو ملحم Ghaziabumelhem@ (@ghazyabumelhem) August 13, 2024
Vajza u gjet e mbështjellë me një leckë të zezë dhe fytyrën plot plagë për shkak të predhave.
“Kjo vajzë e vogël doli nga rrënojat. E gjithë familja e saj u vra. Dhe nëna e saj. Kush do ta ushqejë me gji?”, pyet Ibrahim Barbak, një banor i Khan Younis, duke mbajtur foshnjën në krahë.
Agjencitë e ndihmës së parë, dëshmitarët okularë dhe burimet mjekësore po raportojnë sot sulme të reja ajrore dhe artilerie izraelite, shumë prej tyre vdekjeprurëse, në zona të ndryshme të Rripit të Gazës./vizionplus.tv