Një grua është arrestuar në plazhin Zurriola në Spanjë, pasi theu karantinën duke shkuar për “surf”.
Pas konfirmimit se gruaja rezulton pozitive me koronavirus, e për pasojë duhet të qëndronte në shtëpi, disa oficerë, një pjesë e të cilëve ishin të pajisur me veshje mbrojtëse, të përshtatshme për të shmangur infektimin, zbarkuan në plazh dhe i vunë prangat.
Gruaja, jo vetëm që refuzoi të ndalontë së bëri “surf”, por njëkohësisht tentoi që t’i shpëtonte policisë duke vrapuar. Ajo u arrestua për kundërshtim të autoriteteve dhe krime kundër shëndetit publik.
E reja, e cila punonte si shpëtimtare në plazhin La Concha ishte raportuar në polici nga një kolege që u telefonoi menjëherë kur e pa në ujë,
#SanSebastián
Una joven infectada de #covid19 es sorprendida haciendo surf en la playa de #Zurriola y luego intenta huir de la Ertzaintza. La mujer, socorrista de La Concha, fue detenida por desobediencia grave y delito contra la Salud Pública.@JavierSanz pic.twitter.com/CfySHZbwNF — eSPAINews (@eSPAINews) September 7, 2020
The post VIDEO/ Vajza e infektuar me COVID shkon për të bërë “surf”, por arrestohet nga policia appeared first on Vizion Plus.