Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë. Situata është përkeqësuar rëndë që kur talebanët morën pushtetin në gusht.
Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taleban, raporton BBC.
Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër, se miliona do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend.
Në njëvideo, Yogita Limaye e BBC-së udhëton në Herat, në perëndim të vendit, dhe dëshmon nga dora e parë situatën e rëndë në terren.
Kjo vogëlushe është shitur nga familja e saj për 500 dollarë . “Fëmijët, po vdisnin nga uria, kështu që ne duhej të shisnim vajzën time,”thotë nëna.
“Ne jemi të uritur. Nuk kemi miell dhe vaj në shtëpi. Nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e saj,” rrëfen babai, teksa thotë se u detyruan ta shisnin të bijën.