Talebanët nuk kanë treguar mëshirë dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj civilëve në qytetin Jalalabad. Sipas mediave të huaja, si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona.

Qytetarë të shumtë këtë të mërkurë, janë mbledhur në rrugët e qytetit dhe kanë protestuar kundër qeverisë së re. Talebanët këtë revoltë duket se nuk e kanë pranuar dhe kanë hapur zjarr ndaj turmës, duke lënë të vdekur 2 persona dhe plagosur 12 të tjerë.

Ndonëse talebanët premtuan të drejtat e grave, lirinë e medias dhe amnistinë për zyrtarët qeveritarë në Afganistan në një konferencë për shtyp, në terren situata është krejt ndryshe. Aeroportet vijojnë të jenë të mbushura me qytetarë që duan të largohen nga vendi, pasi talebanët kanë filluar t’i rrahin edhe me kamzhik. Në disa foto dramatike shihen njerëz të gjakosur, mes tyre edhe fëmijë, të fshikulluar me kamxhik nga talebanët për t’i penguar që të futen në aeroportin e Kabulit. Talebanët madje hapën edhe zjarr për të zmbrapsur turmat e njerëzve që duan të largohen nga vendi për të mos jetuar nën regjimin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendet perëndimore kanë shtuar evakuimet. Avionët me qindra të evakuuar nga Kabuli mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore Britanike me shtetas britanikë dhe stafin e ambasadës zbarkoi në një bazë ajrore në Oxfordshire të Britanisë së Madhe. Shtetet e Bashkuara thanë se me fluturimet e tyre ushtarake kishin evakuuar 3200 njerëz nga Kabuli deri më tani, përfshirë 1100 vetëm të martën.

Arsyeja e agravimit të situatës, ka qenë refuzimi që kanë bërë qytetaret për konvertimin e flamurit të Afganistanit, me atë të talenabëne. Në pamjet e bëra virale shihen burra e gra teksa vërshojnë në rrugë.

Raportohet se janë talebanët kanë dhunuar disa gazetarë, që po raportonin ngjarjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Talebanët u përpoqën të flisinin me gjuhë pajtuese në konferencën e tyre të parë që nga “pushtimi” i rrufeshëm që i bënë kryeqytetit afgan. Ata premtuan se do të respektonin të drejtat e grave “brenda kornizës së Islamit”, duke shprehur edhe dëshirën për marrëdhënie paqësore me vendet e tjera. Ndërkaq njoftuan gjithashtu ‘amnisti’ për zyrtarët shtetërorë, të cilët do të duhet të kthehen në punë si zakonisht si dhe theksuan se do të falin të gjithë ata që luftuan kundër tyre, në një përpjekje për të qetësuar kaosin që mbizotëron në vend, duke shtuar se duan paqe si brenda edhe se nuk duan armiqë të brendshëm apo të jashtëm. Nga ana tjetër zv.presidenti i Afganistanit Amrullah Sale është vetëshpallur Presidenti i Afganistanit sipas Kushtetutës dhe se u bëri thirrje afganëve të bashkohen me rezistencën përballë talebanëve.

Më herët, Presidenti i SHBA Joe Biden këmbënguli se vendimi për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani ishte i drejtë, teksa premtoi se 500 mln dollarë ndihmë per refugjatët afganë. Ai tha se nëse ai nuk do t’i përmbahej një marrëveshjeje largimi të negociuar nga administrata e mëparshme e Donald Trump, SHBA rrezikonte rikthimin e konfliktit shumëvjeçar me forcat talebanë. Dje nga aeroporti i Kabulit u ofruan pamje të frikshme, gati-gati si pjesë të filmave Hollyëood-it, të njerëzve që po vraponin në përpjekje për t’u largua nga Afganistani. Pati edhe nga ata që pësuan një fund tragjik, pasi ranë nga avioni ku ishin fshehur nga frika e talebanëve si edhe 7 persona të tjerë humbën jetën në rrethana të paqarta, megjithatë sipas mediave ndërkombëtare, situata sot paraqitet më e qetë.