Shumë njerëz e kanë ngatërruar makinën e tyre me atë të dikujt tjetër, por ylli i Hollivudit, Tom Cruise bëri një hap më tej, pasi u përpoq të futej brenda makinës së kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Në një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, Cruise shihet duke u përpjekur të futet në makinën e gabuar. Videoja është regjistruar dhe postuar në rrjetet sociale ku po bën xhiron e rrjetit.

Dera e makinës së Sunak nuk u hap dhe Tom, i buzëqeshur shihet duke ecur drejt automjetit të tij duke kërkuar falje pak para se të mbërrinte kryeministri britanik dhe shoqëruesi i tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";