Një tërmet i fortë ka goditur provincën e Malatya në Turqinë Lindore. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2, dhe është regjistruar ditën e sotme.

Lajmi për lëkundjet e tërmetit ëhstë dhënë nga Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD).

Thellësia fokale e tërmetit ka qenë 13.93 kilometra dhe për pasojë është ndier edhe në prefekturat fqinje.

Malatya u prek rëndë dhe pësoi dëme serioze nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit 2023, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën fqinje të Kahramanmaras.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";