Kabuli është në kaos pas hyrjes së talebanëve. Qytetarët afganë që ndodheshin atje kanë nxituar nëpër pikat kufitare dhe aeroporte për tu larguar nga vendi.

Disa pamje të rënda janë publikuar në Twitter, ku shihet sesi bien dy qytetarë njëri pas tjetrit.

Në aeroport ka patur kaos që prej ditës së djeshme, ku amerikanëve që mbajnë kontrollin iu është dashur të qëllojnë në ajër për të qetësuar turmat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përdoruesit e mediave sociale raportojnë dëshmitë nga vendasit, të cilët thonë se tre burra, të cilët mbaheshin në rrotat e një aeroplani kur po ngrihej nga Kabuli, ranë mbi disa shtëpi.

Ndërsa në disa pamje të tjera, qindra afganë vrapojnë për të hyrë në avion dhe për tu larguar nga vendi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";