Pas marrjes së pushtetit, talebanët kanë nisur të tregojnë forcën e tyre.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, luftëtarë talebanas shfaqen duke marshuar në qytetin Qalat. Të veshur me uniforma të bardha kokë e këmbë dhe xhaketa, militantët islamikë mbanin armë zjarri teksa marshonin në vijë të drejtë nëpër qendrën e qytetit.

Kujtojmë se talebanët janë kthyer në pushtet pas 20 vitesh. Ata kanë mundur të pushtojnë pjesën më të madhe të Afganistanit. Ndërkohë në Aeroportin e Kabulit, situata paraqitet alarmante.

Mijëra qytetarë janë në pritje për t’u larguar nga vendi pasi i rrezikohet jeta nga pushteti i sapoardhur, ndërsa të tjerët, që do të qëndrojnë në shtetin islamik duhet të pranojnë ligjet e rrepta të vendosur nga talebanët, nga të cilat më së shumti e pësojnë gratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";