Teksa arritën të marrin nën kontroll qytetin verior Mazar-I-Sharif, talebanët “pushtuan” edhe  vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, Rashid Dostum.

Në videot e publikuara ata duken teksa ulen në mobiliet prej ari. Rashid Dostum ka qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit në luftën ndaj talebanëve. Dostum është edhe themeluesi i partisë Junbish-e.

Mëngjesin e së dielës, talebanët kanë arritur të marrin kontrollin e Jalalabadin, kryeqytetin e Provincës Nangarhar të Afganistanit. Po ashtu, raportohet se ata kanë nën kontroll të gjitha pikat kufitare të Afganistanit, rruga e vetme për të dalë jashtë vendit është vetëm aeroporti i Kabulit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Afganistanit, njoftoi se talebanët kanë rrethuar Kabulin dhe tashmë kanë nisur ofensivën për të marrë kryeqytetin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";