Talebanët pushtuan qytetin strategjik lindor të Jalalabad këtë mëngjes pa luftë, duke marrë nën kontroll pjesën e rrugës që lidh Afganistanin dhe Pakistanin.
Me pushtimin e Jalalabad nga kryengritësit islamikë, forcave qeveritare “u rrëshqet nga duart” edhe qyteti i fundit i madh, përpara Kabulit.
Në rrjetet sociale u publikua një video e talebanëve që pushtuan vilën luksoze të gjeneralit Rashid Dostom. Ai është ish-nënkryetar dhe aleat i SHBA në luftën kundër talebanëve.
Shtëpia e tij është në Mazar-e-Sharif, qyteti i katërt më i madh në Afganistan, i cili ra në duart e talebanëve të shtunën.
Taliban searching inside the house of Mashal Rashid Dostum after the fall of Mazar e Shaif. #AfghanistanBurningpic.twitter.com/xCpAl80tY1
— Jaffar Khan kakar (@jaffar_bazai) August 14, 2021