Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është sulmuar me raketa mëngjesin e së martës, ku të paktën që prej ditës së djeshme vijojnë luftime të ashpra.

Në pamjet e publikuara nga autoritetet ukrainase, kjo raketë godet qendrën e Kharkivit në Sheshi e Lirisë, konkretisht ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale.

Oleg Synegubov, kryetari i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv, tha se artileria ruse kishte goditur zonat e banuara.