Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një “sulm terrorist” në qendrën tregtare dhe kompleksin e koncerteve Crocus City Hall, në veriperëndim të Moskës, njoftoi të premten Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB).

Sipas Ministrisë së Emergjencave, rreth 100 persona janë plagosur.

“Njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit janë duke operuar … Përpjekjet e tyre kryesore kanë për qëllim kërkimin dhe shpëtimin. Zjarrfikësit evakuuan rreth 100 persona nga bodrumi i ndërtesës. Po punohet për shpëtimin e të tjerëve nga çatia me ashensorë”, thuhet në mesazhin e ministrisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas mediave lokale, deri në 6,200 njerëz mund të ishin në ndërtesë kur filluan të shtënat.

Njerëzit ndërtuan barrikada të improvizuara dhe u përpoqën të largoheshin nga dritaret për t’i shpëtuar të shtënave, thanë dëshmitarët okularë për shtypin. Numri i të vdekurve pritet të rritet, duke pasur parasysh shkallën e sulmit dhe ferrit që ka përfshirë qendrën tregtare./vizionplus.tv