
Një spiker meksikan i lajmeve ka shpërthyer ndaj personave që janë kundër vaksinimit, duke i quajtur ata “të marrë” dhe duke u lutur që të mbanin maska për fytyrën për të luftuar përhapjen e COVID-19.
Sipas mediave të huaja, Leonardo Schwebel i Telediario Guadalajara shpërtheu gjatë një transmetimi në programin televiziv me bazë në Meksikë këtë javë.
“Të mallkuar antivaksistë, gallatë budallenjsh”, ka thënë Schwebel, duke shtuar, “Ndaloni me budallallëqet tuaja dhe të paktën vendosni një maskë të mallkuar në fytyrë!”.
#VíaZoom Leonardo Schwebel (@LeoSchwebel), conductor de @TelediarioGDL, habla sobre su vídeo viral donde arremetió contra las personas que niegan a vacunarse.
“Pónganse el m#ldito cubrebocas”#TelediarioEnEl6 | #EnDirecto https://t.co/VqUPqVgacF pic.twitter.com/eA3dtHVj0i
— @telediario (@telediario) January 17, 2022