VIDEO/ Skandal në burgun britanik, gardiania filmohet duke kryer marrëdhënie me të burgosurin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Skandal në burgun britanik, gardiania filmohet duke kryer marrëdhënie me të burgosurin

Një skandal ka ndodhur në një burg në Wandsworth të Londrës, pasi një gardiane është filmuar duke kryer seks me të burgosurin.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, ngjarja ka ndodhur në një nga qelitë e burgut, ndërsa e gjithë skena është i filmuar nga një tjetër i burgosur i cili shihet duke konsumuar lënë narkotike.

Gardiania që duket në të 20-at shihet në gjunjë duke kryer një akt seksual, ndërsa më pas zbërthen uniformën dhe ul pantallonat për të vijuar marrëdhënien me të burgosurin. Numri identifikues në uniformë është WW 1098 dhe shfaqet dukshëm në video ashtu si dhe fytyra e saj.

I burgosuri që filmon madje bën shaka dhe mburret për shkeljen e rregullores së burgut, duke shkruar: “Kështu jetojmë ne në Wandsworth“.

Advertisement

Policia dhe shefat e burgut tani po hetojnë videon që është 4.5 minuta e gjatë, e realizuar në burgun e dytë më të madh të Britanisë, që ndodhet në Londrën jugore.

Videoja me përmbajtje seksuale është publikuar vetëm një muaj pasi një raport nga Inspektori i Burgjeve në Britani citonte se Ëandsëorth – që është strehë për 1,500 të burgosur – ka nevojë për përmirësim urgjent, pasi ka rritje të dhunës.

Guvernatorja e burgut, Katie Price, dha dorëheqjen gjatë inspektimit, i cili theksoi “dështimet sistemike që vinin nga lidershipi i dobët”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy