Më shumë se 2 mijë njerëz janë evakuuar në Rusi, pas shpërthimit të zjarrit në një depo municionesh në rajonin Ryazan, në jug-lindje të Moskës.
Mbi 400 zjarrfikës po luftonin me flakët. Autoritetet thanë se pesë persona mbetën të plagosur, ndërsa nuk raportohet për viktima.
Depoja që u përfshi nga flakët përmbante rreth 75 mijë ton municionesh. Ndërkohë, po hetohet për për shkelje të mundshme të rregullave për trajtimin e armëve.
Guvernatori rajonal, Nikolai Lyubimov theksoi në një deklaratë se “më e keqja është hedhur prapa krahëve” dhe se situata tashmë është vënë nën kontroll.
Advertisement
The post Video/ Shpërthim në një depo municionesh në Rusi, evakuohen 2 mijë njerëz appeared first on Vizion Plus.