VIDEO/ Shoferi i taksisë tmerrohet në Londër, persona të maskuar i godasin me thikë pasagjerin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Shoferi i taksisë tmerrohet në Londër, persona të maskuar i godasin me thikë pasagjerin

Një shofer taksie në Londër ka përjetuar momente të tmerrshme, pasi u gjende në një përplasje mes bandave.

Kamerat e sigurisë kanë kapur në rrugën “Spencer” në Rainham, momentin kur tre persona të të maskuar thyejnë dritaren e taksisë dhe futen brenda për të goditur me thikë pasagjerin që ndodhej brenda mjetit.

Ndërkohë që shoferi i tmerruar lëviz ngadalë për të ikur nga vendi i ngjarjes.

Pas një përleshjeje të dhunshme, taksia merr rrugën drejt stacionit të policisë më të afërt, ndërsa pasagjeri i plagosur dërgohet në spital për trajtimin e plagëve.

Advertisement

Autoritetet e policisë së Londrës janë njoftuar për ngjarjen dhe po hetojnë rrethanat e plotë të incidentit.

Shoqëria lokale dhe komuniteti janë të shokuar nga pamjet e shfaqura dhe po kërkojnë drejtësi për viktima dhe ndëshkim për autorët e sulmit të tmerrshëm.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy