VIDEO: Shikoni si talebanët lirojnë të burgosurit ekstremistë në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Shikoni si talebanët lirojnë të burgosurit ekstremistë në Afganistan

Pamjet e postuara në internet nga një agjenci e lajmeve pro-talebanëve tregojnë se si të burgosurit po lirohen nga burgu Pul-e-Charkhi në Kabul.

Ai është burgu më i madh në Afganistan.

Më herët të dielën, forcat talebane pushtuan burgun ushtarak në ish -bazën ajrore amerikane Bagram.

Talebanët dhe luftëtarët ekstremistë, përfshirë ata që i përkisnin Shtetit Islamik, ishin midis 5000 të burgosurve që mbaheshin në burgun Bagram dhe që tashmë kanë fituar lirinë.

Advertisement

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se komandantët kanë urdhëruar luftëtarët e tyre të hyjnë në Kabul për të parandaluar plaçkitjen.

“Për shkak se forcat e sigurisë kishin lënë pjesë të qytetit dhe pikat e tyre të kontrollit, forcat talebane po hyjnë për të parandaluar kaosin dhe plaçkitjen”, – shtoi ai.

Në deklaratë, talebanët u bënë thirrje njerëzve të mos kenë frikë nga militantët e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy